fbpx

Pas deklaratave në spektakël, Lorenci i kërkon ndjesë Keisit dhe përqafohen

nga Revista Kosovarja

Keisi u ndje e prekur për mënyrën se si Lorenci deklaroi mbrëmjen e kaluar se ata bashkë kanë patur një lidhje jashtë.

Lorenci i kërkoi falje Keisit dhe tha se ai nuk e dinte që gjërat do shkonin kështu.

Ai shtoi se u mërzit aq shumë, sa ishte gati të bënte valixhet dhe të dilte nga shtëpia.

Lorenci gjithashtu iu sqaroi banorëve deklaratën që ai bëri në “Prime” e kaluar. Ai i tha banorëve që nëse do e kishte bërë atë deklaratë për të tërhequr vëmendje, shumë thjeshtë mund të krijonte një lidhje me një vajzë brenda.

Lorenci i tha banorëve se ai nuk ka bërë asgjë për lojë dhe se me këtë gjë që tha, në radhë të parë nxjerr keq veten e tij, e pastaj Keisin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]