Deklarata e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, se është kontaktuar nga Glauk Konjufca për bashkëpunim në kuvend, ka nxitur një debat më të gjerë ku është përfshirë edhe Faton Peci, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai fillimisht ka thënë se Geci i ka dërguar sms për bashkëpunim me listën Guxo.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Gani Geci i cili ka thënë se ka shkëmbyer numrat me Faton Pecin në aeroport dhe se i ka shkruar për disa prona të uzurpuara në Skenderaj.
E dëgjova një intervistë të Faton Lucit, më falni Faton Pecit. Më falni se u habita. Kishte thënë se Gani Geci i ka dërguar SMS. Fakti është se jam takuar me Faton Pecin rrugës nga Gjermania për në Kosovë. I kemi shkëmbyer numrat e telefonit. Kur ka dalë Peci në një konferencë për shtyp se do t’i kthejë pronat e Ministrisë së Bujqësisë i kam dërguar SMS për disa prona që kam dyshuar që janë të uzurpuara. Nuk kam marrë përgjigje. Unë kurrë në jetë nuk i dërgoj SMS dikujt për bashkëpunim“, – deklaroi Geci.
E pas demantit të Gecit është “zbutur” Faton Peci, i cili ka thënë se ka respekt për familjen Geci dhe se nuk është kulturë politike të nxirren bisedat në publik.
“Nuk është kulture e mire politike që komunikimet bisedat telefonik e të nxirren mire dhe të nxirren jashtë konteksti, ka nda ata që janë akterë politik por që nuk I nxerrin mesazhet jashtë. Krejt qytetarët e Kosovës që dërgojnë ankesa për çështjet e uzurpimeve që janë në interes publik unë I adresoj, por adresimin te akterët dhe tek përgjegjësit kjo nuk nënkupton që unë duhet me dhanë llogari, unë ju kom drejtu me shumë respekt familjes Geci” – deklaroi Peci.