fbpx

Pas denoncimit për dhunë Teuta Selimi ribashkohet me bashkëshortin

nga Revista Kosovarja

Pak javë më parë, u publikua lajmi se Teuta Selimi kishte denoncuar bashkëshortin dhe vëllanë e saj për dhunë në familje. U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë.

Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti është rikthyer.

Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër burrit të vet e tani janë duke jetuar së bashku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]