Vetëm dy ditë më parë Unikkatil ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Po eci”.
Kaq ka mjaftuar që të “ndezë” disa nga artistët e estradës shqiptare.
Ishte Fero ai i cili e mori personale dhe si një “diss” drejt tij.
Pas kësaj ai nuk ka vonuar dhe i ka kushtuar një “diss” Unikatilit ku ka bërë këngë për të dhe madje nuk ka ngurruar që të përfshijë edhe Mozzik e Getinjo.
Por mesa duket tashmë kanë filluar edhe problemet me fansat e tyre.
Fansat e Unikatilit janë mbledhur në ‘Instagramin’ e Feros dhe nuk po kursehen aspak në komente madje edhe kërcënime me jetë.
Tashmë i gjithë rrjeti është i fokusuar tek ta. U duk sikur kishte rënë qetësi Fero por mesa duket u kthye fuqishëm në skenë. /lajmi.net