fbpx

Pas ditëlindjes së djalit, Klea Huta vjen me dedikim emocionues

nga Revista Kosovarja

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar dhe nuk hezitojnë të tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Moderatorja dhe kompozitori janë dhe prindër të një djali i cili së fundmi ka festuar 2 vjetorin, kun ë të njëjtën ditë Elgiti i ka propozuar për martesë partneres së tij Klea para të gjithë të ftuarve.

Një imazh të bukur familjar me një mbishkrim emocionues e bëri sot Kela Huta, shkruan Kosovarja.

“Me dy çunat që i kanë dhënë kaq shumë dritë jetës sime. S’mund të isha më shumë e lumtur se në 2 vjetorin e dashurisë sime të përjetshme. Sa shumë festa na presin bashkë o Krid…”, shkroi ajo.

Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]