fbpx

Pas divorcit, Elia Zaharia befason me pamjen, ja si u shfaq ajo nëpër Tiranë

nga Revista Kosovarja

Elia Zaharia ka pasur një vit jo të lehtë, ku divorci i saj konfliktual mori vëmendjen jo vetëm të mediave tona, por edhe atyre ndërkombëtare. Në daljet e saj publike e kemi parë gjithnjë klasike, ku stili prej princeshe e karakterizonte.

Por në të përditshmen e saj, Elia zgjedh gjithnjë komoditetin para klasikes. Tashmë, që e ka humbur edhe titullin princeshë, ajo është rikthyer te stili sportiv që e karakterizon. Paparaci i panorama.com e ka fotografuar ditët e fundit në zonën e Bllokut, ku për shumë mund edhe të ishte e vështirë të njihej.

E veshur me xhinse të gjera dhe një ‘T-shirt’ sportive, ajo kishte mbledhur flokët dhe kishte vendosur edhe një palë syze dielli, si për t’iu fshehur syve të kureshtarëve. Duhet thënë se kjo është ndër shkrepjet e para që vijnë nga Elia që pas divorcit të saj me Lekën. Dhe pamja tashmë duket tërësisht e transformuar, duke nxjerrë në pah anën sportive të sajën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]