fbpx

Pas dramës me Angelina Jolie, Brad Pitt po shoqërohet me “gruan më seksi në planet”

nga Revista Kosovarja

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski po përfliten prej disa ditësh se kanë nisur një romancë së bashku.

Këto spekulime vijnë në një kohë kur Pitt është në mes të një beteje gjyqësore me ish gruan, ANgelina Jolie dhe supermodelja sapo i ka dhënë fund martesës me Sebastian Bear-McClard.

Page Six duke cituar burime pranë dyshes raporton see aktori dhe modelja po takohen por ende nuk janë në një lidhje. Brad është ende duke luftuar me Angelina-an dhe duket se është pikërisht arsyeja pse ai dhe modelja 31 vjeçare nuk duan të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre, pas ndarjeve të diskutueshme.


“Brad ka dalë në fshehtësi dy vitet e fundit. Ai shqetësohet se [Angelina] Jolie do t’i keqtrajtojë fëmijët e tyre më shumë, nëse ai ka një të dashur serioze, ” tha një burim. Pitt dhe Jolie u ndanë në vitin 2016 dhe që atëherë janë përfshirë në një betejë të ashpër pas akuzave për dhunë në familje.

Ndërkohë, Ratajkowski bëri kërkesë për divorc nga Sebastian Bear-McClard pas zbuloi se ai e tradhtonte.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]