fbpx

Pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës – kërkohet paraburgim për Shpresa Osmanollaj, zyrtare komunale në Prizren

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Shpresa Osmanollaj, zyrtare e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kjo aktakuzë është ngritur më 1 maj 2025, ndërsa arrestimi i Osmanollajt ka ndodhur dje nga Policia e Kosovës.

Pas arrestimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e një paraburgimi 30-ditor për të dyshuarën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Shpresa Osmanollaj, e cila ka mbajtur pozita në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, dyshohet se më 25 shtator 2024 ka tejkaluar kompetencat e saj duke lëshuar një certifikatë për përdorimin e një objekti banesor të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Ky veprim ka sjellë përfitim financiar për investitorin A.K., duke dëmtuar buxhetin komunal dhe duke cënuar pamjen urbane të qytetit.

Po ashtu, më 15 tetor 2024, Shpresa Osmanollaj dyshohet se ka dhënë leje për ndërtimin e dy objekteve në të njëjtën parcelë kadastrale për të njëjtin investitor, duke mundësuar përfitim të paligjshëm pronësor.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]