fbpx

Pas imazheve të Kim Kardashian që thyen rrjetin është dora e një shqiptari

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian bëri sërish atë që di të bëjë më së miri! E ‘theu’ rrjetin, në kuptimin e plotë të fjalës.

Shkrepjet e yllit në nisje të shtatorit në intervistën e fundit për “Interview Magazine” ngjallën shumë debat!

Tiparin identifikues, të pasmet, ajo i ekspozoi sërish nën frymën e ëndrrës amerikane, që duket të jetë pak a shumë si vetë Kim, e mahnitshme, vështirë e arritshme por mahnitëse.

E në atë që pamë ne dhe e gjithë bota, besoni ose jo, ka ‘dorë’ shqiptari!

Në kuadër të stafit gjigant, nga fotografja tek grimi, flokët, manikyri e veshjet, një prej pjesëve më kryesore, atë të “retouching” të fotografive mbajnë emrin e një shqiptari nga Kosova.

Kushtrim Kunushevci ka punuar me fotografitë për t’u siguruar që ato të vijnë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u siguruar që të ruhet natyraliteti. Ky proces kërkon shumë punë, durim dhe zgjedhje të mençura gjatë punës me qëllimin e vetëm – fotografia të jetë sa më e mirë e njëkohësisht sa më natyrale!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]