fbpx

Pas Jenniferit edhe Alex i kthehet ish-partneres, shihen bashkë në palestër

nga Revista Kosovarja

Ish-partnerja e tij, Jennifer Lopez është rikthyer sërish me Ben Affleck.

Andaj, edhe Alex Rodriguez është parë nën shoqërinë e ish-bashkëshortes së tij, Cynthia Scurtis, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë) dyshja zgjodhën që të kalojnë kohë në palestër.

Kjo është parë në disa postime në rrjetin social Instagram, teksa dyshja shiheshin duke praktikuar ushtrimet.

Që të dy u panë me veshje sportive, duke theksuar kështu fizikun e formësuar trupor.

Çifti përndryshe u divorcuan më 2018, ndërsa kishin mbajtur raport shoqëror mes tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]