Pas largimit të çiftit Alba dhe Limi nga ‘Ferma VIP’, rrjeti është përfshirë nga komentet e shumta nëse lidhja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë këtij reality show, por me veprimin e saj të fundit, Alba i ka dhënë fund të gjitha thashethemeve.
Ajo ka publikuar një foto ku shihet me Limin, teksa është shprehur “Besnikëria mbi dashurinë, duke i etiketuar edhe njëri-tjetrin, shkruan “Kosovarja”.
Ky postim vjen pas spekulimeve rreth një shtatzënie të mundshme, por Alba ka preferuar të mos ndaj detaje lidhur më këtë.
Mbetet për t’u parë nëse çifti do të rikthehet sërish në ‘Ferma VIP’.