fbpx

Pas largimit të Albës dhe Limit, produksioni merr vendim të papritur për ‘Ferma VIP’

nga Revista Kosovarja

Pak ditë para finales së madhe, “Ferma VIP 2” është përballur me zhvillime të papritura që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e spektaklit.

Largimi i njëpasnjëshëm i dy konkurrentëve – Alba Pollozhani dhe Lim Hoti – të cilët vendosën me dëshirë të lënë garën, ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe vetë produksionin.

Si pasojë e kësaj situate, produksioni njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të televotimit të hapur përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, duke kërkuar mirëkuptimin e audiencës që ka ndjekur garën me përkushtim.

Megjithatë, loja brenda fermës ka vazhduar pa ndalesa. Fermerët kanë ruajtur atmosferën pozitive dhe dinamiken e zakonshme të spektaklit, duke përfshirë debatet dhe përplasjet tipike për një format të tillë.

Gara për çmimin e madh vazhdon, me secilin konkurrent që synon të rrëmbejë fitoren, pavarësisht zhvillimeve të fundit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]