fbpx

Pas lindjes, Rihanna bën rikthimin e shumëpritur

nga Revista Kosovarja

Rihanna do të performojë e ndjekur nga miliona njerëz të Super Bowl 2023 në Glendale, Arizona.

Roc Nation Management, që menaxhon këngëtaren, konfirmoi për HuffPost pjesëmarrjen e saj në ngjarjen e përvitshme.

Shefi i Muzikës në NFL, Seth Dudowsky tha se liga po pret me padurim performancën.

“Ne jemi të emocionuar të mirëpresim Rihannën në skenën e Apple Music Super Bowl Halftime Show. Rihanna është një artiste e një brezi, e cila ka qenë një forcë kulturore gjatë gjithë karrierës së saj. Ne mezi presim të bashkëpunojmë me Rihanna, Roc Nation dhe Apple Music për t’u sjellë fansave një tjetër performancë historike Halftime Show”, tha Dudowsky.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]