Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, u bënë prindër para pak muajsh, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Daskan.
Megjithëse nuk ka kaluar shumë kohë nga lindja, duket se këngëtarja është rikthyer fuqishëm në jetën publike, shkruan “Kosovarja”.
Mbrëmjen e kaluar, Dafina është parë në njërën nga diskotekat e njohura të vendit, ku po e shijonte në maksimum atmosferën dhe jetën e natës.

Në këtë dalje, ajo ishte e shoqëruar nga Kreshniku, dhe të dy dukeshin të relaksuar, duke shijuar momentet së bashku.

