fbpx

Pas Lipjanit, policia gjen kokainë edhe në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Gjatë një kontrolli të veturës dhe personit të dyshuar në rrugën ‘Bajram Gursel Sylejmani’ në Ferizaj, zyrtarët policorë kanë gjetur substancë pluhur të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë.

Përpos kësaj, policia ka gjetur në veturën e të dyshuarit edhe dy qese të zbrazëta, një thikë të vogël, 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon dhe një veturë.

“Gjatë kontrollit të veturës dhe personit të dyshuar mashkull kosovar, në një çantë dore janë gjetur katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 2 gram, dy qese të zbrazëta, një thikë e vogël, para 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë si dhe disa tableta vitamina. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon dhe një veturë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]