fbpx

Pas ndarjes nga e dashura, i riu tenton t’ i jap fund jetës

nga Revista Kosovarja

Dje pasdite në Ferizaj, një person dyshohet të ketë tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë shkuar me urgjencë në ‘Village’ ku kanë gjetur viktimën në gjendje të rëndë. 19-vjeçari dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të riut është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Motivi që shtyu të riun të bëjë këtë veprim, dyshohet të jetë gjendja e rëndë emocionale në të cilën ndodhej pas ndarjes nga e dashura e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]