Offset nuk është gati të heqë dorë nga jeta e tij luksoze në stilin “Bad and Boujee” — madje ka kërkuar nga gjykata që ish-bashkëshortja e tij, Cardi B, ta ndihmojë për ta mbajtur këtë standard jetese.
Reperi ka dorëzuar një përgjigje të përditësuar në dokumentet e divorcit në fillim të këtij muaji, ku kërkon që Cardi t’i paguajë detyrime financiare (spousal support).Në dokumente nuk është përmendur ndonjë shumë e caktuar.
Pjesa tjetër e kërkesave të Offset mbetet kryesisht e pandryshuar — ai vazhdon të kërkojë kujdestari të përbashkët për fëmijët dhe që rezidenca kryesore e tyre të jetë shtëpia e Cardi B.Ky është zhvillimi i parë i ri nga procesi i divorcit, i cili ka zvarritur që prej muajit gusht 2024, kur Cardi B bëri kërkesën zyrtare për ndarje.Në atë kohë, Cardi reagoi ashpër ndaj pretendimeve se Offset nuk mbështeste asaj apo fëmijët e tyre, duke sulmuar publikisht kritikët që e quanin reperin një baba të papërgjegjshëm.
Megjithatë, marrëdhënia mes tyre ka qenë shpesh e trazuar dhe publike. Në një nga deklaratat më të ashpra në rrjetet sociale, Cardi është shprehur:
Nuk më intereson nëse Offset e përplas një kamion-duke treguar se kjo ndarje nuk ka qenë aspak paqësore.
Pavarësisht kësaj, Offset në dokumentet paraprake kishte kërkuar që secili të paguante tarifat e veta ligjore dhe të ndanin kujdestarinë e fëmijëve– duke lënë të kuptohet se kishin një marrëveshje financiare të ekuilibruar.
Por tani duket se situata ka ndryshuar. A do të duhet Cardi B të paguajë për stilin luksoz të jetesës së ish-bashkëshortit të saj? Mbetet për t’u parë si do të vendosë gjykata.