fbpx

Pas një kohe të gjatë, Mozzik shihet në krahë me vajzën

nga Revista Kosovarja

Pas një periudhe të gjatë larg syrit të publikut në shoqërinë e vajzës së tij, rep-artisti i njohur Mozzik është shfaqur sërish krah Hanës, duke ndarë momente të ngrohta me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Këtë fundjavë, artisti ka vendosur t’ia kushtojë vajzës së tij, larg angazhimeve të përditshme. Në fotot e publikuara, babë e bijë shihen duke shijuar natyrën në një nga fermat e vendit, shkruan “Kosovarja”.

Mozzik, i njohur për aktivitetin e tij në rrjete sociale, duket më i përmbushur se kurrë, teksa kalon kohë cilësore me Hanën.

Ky moment i veçantë mes artistit dhe vajzës së tij ka prekur shumë fansa, të cilët kanë shpërndarë edhe komente pozitive.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]