fbpx

Pas një mosmarrëveshje gjilanasi rrah nënën

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar dje në Gjilan, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, dje rreth orës 17:40, një grua nga Gjilani ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan19.04.2021-17:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i sajë i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]