Këngëtarja Beatrix Ramosaj prej një kohe është larguar nga skena muzikore.
Ajo në një video ka publikuar një moment mjaft të veçantë në llogarinë e saj ‘Tik-tok’ ku shihet me mikrofon në dorë teksa e këndon këngën ‘Shkepëza e duhanit’, shkruan “Kosovarja”.
Nuk ishte vetëm Trixa që e shijoj pafund këtë eksperiencë por edhe një numër i madh i ndjekësve të saj, teksa e kërkojnë rikthimin në muzikë.
Një nga komentet që Ramosaj ka pëlqyer ishte: “Riktheju muzikës, të lutem”, duke lënë të kuptohet, sipas saj, se një rikthim në muzikë mund të ndodhë shumë shpejt.
A do të dëshironit ta shihnit sërish Beatrix Ramosaj në skenë?