Pas një kohe qëndrimi të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë, Angela me bashkëshortin filluan pushimin.
Fillimisht, modelja publikoi video të bashkëshortit duke u nisur drejt aeroplanit, e më pastaj pamje nga resorti ku po pushojnë.
Çifti udhëtuan drejt Filipineve, ndërsa në videon që Angela e ndau me ndjekësit, duket pamje mahnitëse e ambientit ku po qëndrojnë.
“Jeta është qesharake: Ishte një kohë kur unë isha e izoluar dhe të gjithë ishin të lirë. Tani, unë jam e lirë dhe të gjithë janë të izoluar…”, ka shkruar me shaka ajo.