fbpx

Pas përplasjes me produksionin e “TopChannel” Donaldi bënë këtë veprim ndaj Arbanës

nga Revista Kosovarja

Spektaklit “Big Brother VIP Albania” i erdhi finalja, por me fitoren e balerinit Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë polemika.

Së fundi, u bënë virale edhe pamjet ku binjaku i Donald Veshaj, Romeo pati krisje me produksionin e Top Channel, shkruan “Kosovarja”.

Kjo gjë e ka prekur edhe moderatorën e “Big Brother VIP”, Arbana Osmanin.

Donaldi i ka bërë unfollow në Instagram moderatores, ndërkohë ajo vazhdon ta ndjek atë.

Jo vetëm kaq, Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lërë të Flas”.

Këtë emision ai do ta moderonte me binjakun e tij, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]