56
Monika dhe Arjola ishin mike të mira gjatë Big Brother VIP, ku edhe filluan me hatërmbetjet e para.
Pas përfundimit të spektaklit dyshja u përplasën disa herë duke pasur një marrëdhënies miqësore plot ulje e ngritje.
Së fundmi duket se Monika ka vendosur të lërë pas hatërmbetjet dhe ta urojë Arjolën për ditëlindje publikisht.
Në urim ajo shprehet: “U bëfsh 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat, suksese kudo! Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot!”.