fbpx

Pas pesë muajsh në koma nderron jetë vëllai i Xhevdet Pozharit, këtë vit do të martohej

nga Revista Kosovarja

33 vjeçari nga Gjakova, Ardonit Pozhari, pas pesë muajsh në koma, ka ndërruar jetë si shkak i një gjakderdhje në tru.

Për gjendjen e të riut, ka folur shpesh vëllai i tij, analisti Xhevdet Pozhari, duke treguar rastin dhe gjithçka tjetër.

Në një intervistë, Xhevdet Pozhari ka thënë se Ardoniti ishte shumë mirë shëndetërisht deri në momentin që ka ndodhur rasti. Ai, me lot në sy ka treguar se vëllai do të martohej këtë verë, shkruan “Kosovarja”.

Sot, në Gjakovë bëhet varrimi i 33 vjeçarit, i cili luftoj me vdekje për 5 muaj, por nuk ia doli mbanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]