fbpx

Pas pushimeve në Spanjë e Shqipëri, Arta Nitaj tani relaksohet në Santorini

nga Revista Kosovarja

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdimisht merr vëmendjen e fansave me fotografitë e shumta që publikon në rrjetet sociale.

Në veçanti, ajo nuk heziton që të publikojë imazhe të shumta nga pushimet luksoze që shijon në destinacione të ndryshme.

Pas pushimeve që ka kaluar në Spanjë dhe në jug të Shqipërisë, Arta duket se së fundmi ka ndërruar detinacion.

Përmes publikimit të një fotografie në InstaStory, bukuroshja nga Peja bëri të ditur se ndodhet në ishullin e famshëm, Santorini, të Greqisë.

Ajo ka pozuar me bikini ngjyrë rozë, duke vënë në pah shpinën e saj, teksa i ka dhënë më shumë prapavijë panoramës së famshme të ishullit grek.

Arta përndryshe është shpesh e komentuar në rrjetet sociale për linjat e saj trupore, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]