fbpx

Pas Rita Orës një tjetër yll botëror me origjinë shqiptare do të vijë në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Pas Rita Orës që gëzoi tej mase publikun shqiptar me prezencën dhe koncertin e saj, një tjetër yll botëror me origjinë shqiptare do të vijë në Tiranë.

Muajin e ardhshëm, aktori i njohur Jim Belushi, me origjinë shqiptare, do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar.

Në një takim me biznesmenë të huaj në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi lajmin dhe vuri në dukje se kjo është një kohë e shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se aktivitetet e shumta të qytetit kanë gjeneruar një energji të këndshme që është e perceptueshme për të gjithë ata që e vizitojnë.

“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, u shpreh Veliaj.

Biznesmenët u mblodhën nga YPA Albania, një grup prej mbi 28 000 drejtuesish që mblidhen çdo vit për të zhvilluar dhe përmirësuar sektorin e biznesit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]