Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pas sfidës së gjatë, Beatrix dhe Alban festojnë përfundimin e terapive të nënës së tyre

nga Revista Kosovarja

Pas një periudhe të vështirë, Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj kanë ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale për të njoftuar se nëna e tyre ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe terapinë me rreze.

Mbi artikull

Dyshja e përshkruan udhëtimin si jashtëzakonisht të vështirë, duke treguar sfidat emocionale dhe fizike që familja ka përballuar gjatë gjithë kësaj kohe. Përmes postimit, ata u shprehen të mirënjohur dhe optimistë, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit dhe momenteve të çmuara me të dashurit në periudha kaq të vështira.

Ata njoftuan gjithashtu se në muajin mars, nëna e tyre do të ketë skanimin e parë pas përfundimit të terapive, dhe shpresojnë që rezultatet të tregojnë një shërim të plotë.

“Përqafimi për të cilin jemi lutur. Ka qenë një udhëtim i vështirë, i vështirë për t’u përshkruar me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi mbizotërojnë. Edhe pse kjo sfidë e vështirë është afër për t’u përfunduar, na kujtohet se jeta është e shkurtër dhe të jetuarit… dhe të mbajturit të dashurit tanë çdo moment është një dhuratë dhe një privilegj. Nëna ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe terapinë me rreze, kështu që sot e festojmë këtë; nesër dhe çdo ditë që kemi mundësinë të jemi afër teje. Deri në mes të marsit, ajo do të ketë skanin e parë kontrollues pas terapive që ka ndjekur, dhe ne shpresojmë, lutemi dhe e manifestojmë që rezultati të jetë rikuperim i plotë nga kjo sfidë. Të duam shumë, nënë, Antigone Ramosaj”, kanë shkruar dyshja në postimin e tyre emocionues.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]