fbpx

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të Kanye kundër Kim, familja e saj ndërmerr këtë hap

nga Revista Kosovarja

Nuk duhet të jetë befasi që shumë anëtarë të familjes Kardashian nuk e ndjekin Kayne West në Instagram mes mosmarrëveshjes publike të vazhdueshme mes reperit dhe Kim Kardashian. Themeluesi i Yeezy së fundmi ka fyer stilin e prindërimit të gruas së tij, duke sulmuar në mënyrë specifike vendimin e Kim për të lejuar vajzën e tyre tetëvjeçare North të përdorte TikTok, madje edhe me mbikëqyrjen e të rriturve.

Klani Kardashian-Jenner duket se i ka ardhur maje hunde me veprimet e pafalshme të reperit Ye dhe përçarjet publike. Një kërkim i shpejtë në Instagram zbulon se Kourtney, Khloé dhe Rob Kardashian, së bashku me Scott Disick dhe Tristan Thompson, nuk e ndjekin më Kanye-n. Modelja Kendall Jenner dhe i dashuri Devin Booker, si dhe nëna dhe babi i dy fëmijëve, Kylie Jenner dhe Travis Scott, gjithashtu duket se kanë shtypur butonin unfollow.

Të fundit në këmbë? Lëreni Kris Jenner dhe Kim Kardashian të ruajnë gjakftohtësinë e tyre dhe të vazhdojnë të ndjekin Kanye, pavarësisht se ai nuk e ndjek asnjërën. Kanye e anuloi Kim-in mes thashethemeve për lidhje mes saj dhe Pete Davidson në nëntor 2021, dhe le të themi vetëm se tensionet dhe drama e mediave sociale janë rritur që atëherë.

Gjatë fundjavës, Kanye postoi një sërë postimesh akuzuese në Instagram që ai i ka fshirë që atëherë. Kim u përgjigj duke postuar një deklaratë publike në historinë e saj në Instagram. “Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publike, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, tha Kim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]