fbpx

Pas veprimit të Jozit, Loredana reagon

nga Revista Kosovarja

Raporti mes Joz Markut dhe Loredana Brati kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale. Përditësimet dhe veprimet e tyre janë komentuar pafund, duke nxitur spekulime për tensione apo mosmarrëveshje në marrëdhënien e tyre.

Disa ditë më parë, Jozi bëri një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, ai largoi Loredanën nga lista e personave që ndjek në Instagram, duke fshirë edhe kujtimet e përbashkëta që kishin ndarë në llogarinë e tij në ‘BBVA’, shkruan “Kosovarja”.

Nga ana tjetër, Loredana ende vazhdon ta mbajë Jozin në listën e personave që ndjek, dhe deri tani nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj këtij veprimi. Ajo duket se ka zgjedhur të qëndrojë më e rezervuar dhe të mos japë deklarata apo reagime publike lidhur me këtë situatë.

Megjithatë, pak më parë, modelja ka ndarë në profilin e saj një foto ku shfaqet në shoqërinë e mikeshës së saj të ngushtë. Ky postim u pa nga shumë ndjekës si një mënyrë e indirektë për të treguar se ajo është mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]