Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas votimit të Qeverisë Hoti.Ai ka përgëzuar deputetët ndërsa i ka uruar sukses qeverisë së re.
Thaçi ndërjkaq ka ofruar bashkëpunimin e tij për agjendën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit.
Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike. HTH