fbpx

Pas zënkës me burrin, gruaja nga Lipjani nga nervoza godet derën dhe lëndohet

nga Revista Kosovarja

Një çift nga Lipjani janë shoqëruar në stacionin policor, pasi që u fjalosën mes veten.

Më pas, gruaja e ka goditur derën dhe është lënduar.

“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuarit (burrë e grua) kosovar-e, pasi që ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]