fbpx

Pasi e la Irina, Kanye West befason gjatë koncertit! Kërkesë publike Kimit për t’u KTHYER tek ai!

nga Revista Kosovarja

Kanye West ka habitur të gjithë të pranishmit gjatë koncertit të tij në Atlanta.

Në koncert ishte e pranishme edhe Kim teksa Kanye, 44 vjeç, interpretonte këngën e tij “Love Unconditionally”, në të cilën ai iu lut që ajo të ‘kthehej’ tek ai.

Ai gjithashtu prezantoi një këngë të re në të cilën ai e ngacmoi atë me vargjet: ‘Koha dhe hapësira janë një luks, por ti erdhe këtu për të treguar se je ende e dashuruar me mua’.

Kim shihet në audiencë duke biseduar me të dhe vajzën tetë vjeçare të Kanye-t, North.

Një detaj që ra në sy ishte veshja e tyre që duket se ishte në sinkron.

Gjatë të dyja koncerteve, ai interpretoi një këngë të quajtur “Love Unconditionally”, në të cilën ai citon vargjet: “Po humbas familjen time”, në një kohë kur po divorcohet nga Kim.

Ai i lutet dashurisë së tij të humbur të “kthehet tek ai” dhe përfshin audion e këngës “Donda” duke kujtuar se si babai i saj e mësoi atë ta “donte pa kushte” dhe të “mos e braktiste kurrë familjen”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]