fbpx

Pasi e parkoi veturën në vendin e caktuar për personat me aftësi të kufizuara, Don Xhoni pranon se u gjobit nga policia

nga Revista Kosovarja

Derisa po prezantonte veturën më të re të tipit BMW, reperi i njohur Don Xhoni u pa se kishte bërë një gabim në parkimin e saj.

Në foton që ai vetë postoi në Instagram shihet vetura e ndalur në mes të dy parkingjeve, njëra prej të cilave ishte për personat me aftësi të kufizuar.

Ky veprimi i tij mori reagime të shumta nga ana e fansave dhe gjithashtu u bë lajm në disa media vendore dhe u konsiderua si një veprim ku u përfshinë dy gabime – fillimisht sepse vetura kishte zënë dy parkingje dhe tjetra sepse ka cenuar hapësirën e caktuar për personat me aftësi të kufizuar.

Së fundi, reperi përmes një InstaStory të gjatë në llogarinë e tij ka sqaruar këtë situatë duke thënë se e pranon se ishte gabim por vetura e tij ishte e parkuar vetëm për disa minuta.

Ndërsa, ai tha se fillimisht nuk e kishte vënë re se hapësirën e destinuar për personat me aftësi të kufizuara.

Tutje, Don Xhoni tha se për këtë veprim ka marrë gjobë nga ana e policisë së Kosovës, që e quajti me shumë të drejtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]