Alfio Rrotani ka qenë ditët e fundit në qendër të mediave rozë për ndarjen nga moderatorja, Fatma Methasani.
Pasi konfirmoi ndarjen, Alfio po vazhdon jetën normalisht duke postuar shpesh në rrjete sociale dhe postimet e fundit janë nga Dubai.
Pasi konfirmoi ndarjen, Alfio shkon në Dubai, kush është bjondia
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është vajza bjonde që e shoqëron. Alfion e quan shoqe dhe e ka etiketuar profilin e saj.
Vajza në fjalë nuk është shqiptare.
Kujtojmë që ndarjen nga Fatma, Alfio e konfrmoi me një postim në Instastory ku shkruante: “Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.
Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”.