fbpx

Pasi kritikoi publikisht Bora Zemanin për sjelljen, opinionisti i njohur ka diçka edhe për Semin!

nga Revista Kosovarja

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Semi Jaupaj është kthyer fuqishëm me projekte muzikore.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar projektin ‘’All your lovin’’ në bashkëpunim me Ron.

Kënga u dëgjua në masë të madhe por nuk mori pëlqyeshmërinë e të gjithëve.

Kjo këngë u dëgjua së fundmi edhe në emisionin “Ditë e re”, ku moderatori, Arjon Muça pati një kritikë për këngë e Semit teksa e dëgjonte.

“Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”, tha prezantuesi.

Menjëherë bashkë prezantuesja Arjola Shehu tha: “Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime.”

Ndryshe Arjoni vetëm pak ditë më parë bëri bujë edhe me një deklaratë tjetër drejtuar Bora Zemanit.

Ai tha se Bora Zemani punon goxha por ama ajo nuk të përshëndet në momentin kur futet në studio.

“Bora është punëtore, tipar i keq është që nuk të përshëndet kur futet në studio jo gjithmonë e ka vëmendjen, në disa raste më ka ndodhur edhe mua drejtpërdrejtë, por nuk e ka pasur fokusin…kur më ka parë më ka përshëndetur”, tha ai për Borën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjon Muca (@arjonmuca)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]