fbpx

Pasi Mozzik zyrtarizon që është beqar, Loredana befason me gjestin

nga Revista Kosovarja

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit. Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale dhe në fakt ajo u ka dhënë vetë shkak mediave që të shkruajnë për të përmes provokimeve të shpeshta që bën në rrjete sociale.

Së fundmi, Loredana ka bërë një tatuazh të ri dhe kësaj radhe ka vendosur t’ua dedikojë një shkrim atyre që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

Artistja ka treguar përmes një postimi në InstaStory se ka bërë në krah emrin e producentit ‘Macloud’. Kjo me shumë mundësi për shkak të punës së madhe dhe sukseseve që ka arritur falë tyre përfshirë këtu edhe producentin tjetër, Miksu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]