fbpx

Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

nga Revista Kosovarja

Një debat mes Eglit dhe Gjestit sot në shtëpi tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe fansave të spektaklit.

Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa.

Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë.

Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë.

Gjesti, i acaruar, mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte inat./Telegraf

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]