fbpx

Pasi realizoi ëndrrën, Luana i jep vetes pushim

nga Revista Kosovarja

Luana Vjollca ka njoftuar në rrjete sociale se ka filluar pushimet, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja dje publikoi projektin e saj më të ri muzikor “1 mijë vjet”, që erdhi risi për publikun, pasi ajo shfaqet me stil më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim.

Biondja vlerësohet e pëlqehet jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore e suksesshme me disa vite karrierë.

Ajo herë pas here poston në profilin e saj në Instagram imazhe të ndryshme nga përditshmëria dhe mund të vërehet hapur se ajo pëlqen mjaft shumë jetën dhe pushimet luksoze.

Kështu duket se ka vepruar edhe së fundi pasi shfaqet në një nga hotelet më të bukura.

“Endrra e realizua. Koha për pushime.” ka shkruar ajo në mbishkrim. /Kosovarja/

https://www.instagram.com/p/CQT3oAlp7e2/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]