fbpx

Pasi Shakira u largua, Pique dhe Clara kapen në momente intime në publik

nga Revista Kosovarja

Pasi Shakira u largua përfundimisht nga Barcelona të dielën për të nisur jetën e re me fëmijët e saj në Miami, Gerard Pique ka mbetur vetëm në qytetin spanjoll me partneren e tij Clara Chia.
Pasi nuk ka më Shakira për të ndjekur në Barcelonë, duke kërkuar reagime apo foto paparacësh, ish-futbollisti duket se po e jeton më lirshëm lidhjen me 23-vjeçaren.

Në të njëjtën ditë që Shakira dhe fëmijët e tyre Milan dhe Sasha u larguan nga Spanja me një avion privat për në Miami, Pique u kap nga revista Diez Minutos duke u puthur me Clara Chia në Andorra. Ata raportohet se janë shoqëruar nga prindërit e Gerardit për të ndjekur ndeshjen mes Andorrës dhe Malagës.
Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt shtëpiake

Në foton që shfaqet në kopertinën e revistës, të dy janë të veshur në të zeza dhe shihen duke u puthur.
Çifti vazhdon të tregojë se lidhja e tyre po shkon mirë. Është shumë e zakonshme t’i shohësh duke shfaqur dashuri për njëri-tjetrin, nuk mungojnë përkëdheljet dhe puthjet në publik, pavarësisht gjithë turbullirave që ka shkaktuar romanca e tyre

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]