fbpx

Pasi u aksidentua nga treni në Ferizaj, i riu publikon fotografinë mbi veturë

nga Revista Kosovarja

Pas aksidentit të shkaktuar nga treni ndaj një veture në Ferizaj, personi që ishte përbrenda saj ka publikuar fotografi pas aksidentit.

I riu shihet të ketë hipë mbi veturë të tipit ‘Audi’ dhe të ketë pozuar përballë trenit.

Pas këtij aksidenti, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili tha se duhet të marrin përgjegjësi autoritetet hekurudhore për mos-vendosjen e laurave.

“Komuna e Ferizajt njofton qytetarët se me kohë dhe me kërkesa të përsëritura disa herë, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar autoriteteve hekurudhore për vendosjen e laurave përgjatë vijës hekurudhore që përshkon Ferizajn, në bazë të kompetencës dhe përgjegjësisë që ka kjo e fundit, por një gjë e tillë ndonëse me insistimin e vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, nuk është realizuar nga autoriteti hekurudhor”, u tha në një reagim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]