fbpx

Pasi u nda nga Melisa, Andi e gjen “binjaken e tij”

nga Revista Kosovarja

Andi dhe Melisa u bënë të njohur në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, e që pas daljes nga programi dyshja u bënë qift por që së fundi kanë konfirmuar ndarjen e lidhjes.

Dyshja si duket këtë herë përfunduan gjithçka pasi ish – konkurrenti deklaroi duke thënë se “lidhja u bë toksike”, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, ai ka qenë pjesë e emisionit “E diell”, ku e dha edhe këtë deklaratën e fundit.

Por, nga studio ka pozuar edhe me bukuroshen, Atalanta Kercyku, e cila është moderatore tek ky emision.

Atalanta ka postuar një fotografi krahë Andit ku ka shkruar: “Përshëndetje binjakë”, bashkangjitur me shenjën e horoskopit të “gaforres”.

Si duket dyshja kanë këtë gjë të përbashkët por a kanë diçka më shumë mbetet të shihet pasi dyshja u panë mjaftë të afërt me njëri tjetrin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]