41
Adriana Matoshi ka zënë karrigen në Kuvendin e Kosovës vitin që lamë pas.
Aktorja, e cila mblodhi më shumë se 10 mijë vota, së fundmi ka marrë vëmendje me një postim ku shfaqet përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Kjo duket se është bërë me qëllim nga Matoshi pasi u përfol se po largohet nga Vetëvendosja.
42-vjeçarja gjatë kësaj kohë ka qenë mjaft e angazhuar, por duke mos e lënë anash as aktrimin.
Ajo së shpejti ka njoftuar se po vjen me një film të ri, në të cilin ka rolin kryesor.