fbpx

Pasojat që lë duhani tek fëmijët

nga Revista Kosovarja

Pirja e duhanit nga prindërit, kjo në prani të fëmijëve, i dëmton atyre shëndetin.

Më konkretisht, ekspozimi ndaj tymit të duhanit në fëmijëri, shoqërohet me simptoma të vazhdueshme vështirësie në frymëmarrje.

Ky përfundim është arritur falë një studimi, ku kanë marrë pjesë 400 persona. Studiuesit kanë vendosur lidhjen midis duhanit që pihet në prani të fëmijëve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes kur ata rriten.

Një studim i prezantuar pranë Shoqatës Amerikane të Kraharorit, thotë se fëmijët nuk i tejkalojnë dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit, ndërsa rriten.

Efektet që  duhani sjell tek shëndeti i fëmijëve janë bllokim hundësh, kollitje, ftohje kronike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]