fbpx

Pavarësia e Kosovës urohet në Sheshin “Times Square” të Nju-Jorkut

nga Revista Kosovarja

Shqiptarët anë e mbanë botës sot kanë festuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërkohë janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme.

Pavarësia e Kosovës është uruar edhe në sheshin “Time Square” të Neë Yorkut.

Pamjet tashmë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, kurse këtë organizim e kanë mundësuar shqiptarët që jeton në Amerikë.

Për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë shkruar edhe liderët amerikanë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në telegramin e tij të urimit ka pohuar se Kosova ka një vend të veçantë për të.

“SHBA-të mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Për mua personalisht Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden”, ka thënë ai në telegramin drejtuar u.d presidentes Vjosa Osmani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]