fbpx

Pavlova me fruta pyll

nga Revista Kosovarja

Është një mafishe shumë e madhe e cila shijohet si tortë. Ruajeni recetën që ta përgatisni sa herë të doni.

Përbërësit:
6 të bardha vezësh
300 gram sheqer
3 lugë çaji niseshte
1 lugë çaji uthull molle
ekstrakt vaniljeje
1/4 lugë çaji kripë
1-2 lugë çaji ujë

Përgatitja: Ndizni furrën në temperaturë 150°C. Shtroni letër furre në një tepsi biskotash dhe gjithashtu përgatisni një letër furre rreth me diametër 22cm të cilin do ta pozicioni në mes të letrës tjetër të furrës në tepsi. Lëreni mënjanë. Rrihni të bardhat e vezëve bashkë me kripën. Shtoni sheqerin pak nga pak dhe vazhdoni rrihni deri sa sheqeri të jetë tretur. Mund ta kuptoni duke kapur pak masë mes gishtit të madh dhe atij tregues. Përzieni së bashku niseshtenë, ekstraktin e vaniljes dhe uthullën. Shtoni ujë sa masa të tretet dhe jetë homogjene. Shtojani të bardhave të vezëve dhe pasi të jetë përzier ndaloni rrahjen. Vendoseni të gjithë masën tek rrethi 22 cm dhe me një spatul rregulloni formën duke u siguruar që sipërfaqja të jetë e sheshtë. Ulni temperaturën në 120 dhe piqeni pavlovën për 1 orë e 15 minuta. Fikeni furrën dhe lëreni pavlovën në furrë për 2-3 orë. Më pas dekoroni sipër me ajkë të ëmbël dhe fruta pylli. ⁠

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]