fbpx

PDK ia dorëzon Kurtit tabelën “KM-004-VV”

nga Revista Kosovarja

Shefi i deputetëe të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti legalizoi targat KM në Kosovë.

“Ne si parti opozitare mbështetëm vendimin e Qeverisë së Kosovës karshi Serbisë, sepse kur jemi përballë Serbisë e kemi cu mesazhin që duhet të jemi të bashkuar. Por dy javë prapa, jemi në një situatë krejt tjetër. Për dy dekada rresht qeveria serbe ka lëshu targa ilegale për qytetarët serbë në Kosovë. Asnjëherë nuk janë pranu nga Republika e Kosovës. Qeveria jonë, arriti të përfundojë në marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme në Bruksel. Marrëveshje që i legalizoi targat KM, PR, PZ, etj. Ku përfundumë sot, sot jemi me këto targa. Duhemi me u ndi të turpërumë, të gjithë“, ka thënë Tahiri

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje në Bruksel, Serbia “lëshon targa për katër qytetete të Republikës së Kosovës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]