Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

PDK-ja e lëshon sallën e Kuvendit pasi s’iu votua rezoluta, kërkon datën e zgjedhjeve

nga Revista Kosovarja

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në punimet e seancës së sotme pasi nuk u votua rezoluta e PDK-së ku u kërkuar mbështetja ndaj Policisë.

Mbi artikull

Tahiri tha se sot për sot s’ka gjë më të rëndësishme sesa deputetët të ishin bashkë në mbështetje të policisë.

“Në anën tjetër, për sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, në momentin që ju jeni të gatshëm që të ulemi e ta diskutojmë datën e zgjedhjeve, edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Kujtojmë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk po arrijnë të votohen pasi partitë opozitare, me përjashtim të LDK-së, nuk po marrin pjesë në votim, për të cilat duhen 80 vota.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]