fbpx

Vuçiqi sonte takohet me Borrellin e Macronin, thotë se pala kosovare s’dëshiron të flasë

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nesër (të premten) në seancën e Këshillit Evropian temë do të jetë edhe Kosova.

Vuçiq ka thënë se delegacioni i Serbisë në Granada është takuar me 25 liderë botërorë, dhe se ai pret që sonte të takohet edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Patëm biseda të vështira. Biseduam si delegacion me rreth 25 liderë botërorë. Unë pres sonte të takohem edhe me Borrellin e Macronin. Pres të takohem edhe me Mitsotakisin. Nesër në seancën e Këshillit Evropian temë do të jetë Kosova e M., disa do të mundohen të flasin për Serbinë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq, raporton “B92”.

Ai ka thënë se do të ketë më shumë informacione më vonë sonte.

Sa i përket takimit me delegacionin e Kosovës, Vuçiq ka thënë se “ata nuk duan as të flasin”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka thënë se së pari pret që t’i vendosen sanksione Serbisë për sulmin në Banjskë më 24 shtator, e më pas Kosova do të dialogojë.

“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha Osmani.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]