fbpx

Peci: Çile guri gojën prokuroria…të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet

nga Revista Kosovarja

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Prokuroria nuk është duke treguar se nga kush janë duke u ndërtuar vilat në Stankaj të Rugovës, që sipas tij ndërtimi tyre është në tokën e shtetit.

“Çile guri gojën prokuroria… Mediave po ju ikë ky lajm…Të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet”.

“Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj”, shkori Peci.

Tutje thotë se këto raste i ka denoncuar para 7 muajve dhe sipas tij Prokuroria nuk ka bërë as ndonjë veprim.

“7 muaj kanë kaluar prej se kam denoncuar publikisht këto uzurpime dhe asnjë reagim, asnjë veprim i ndërmarrë… Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë…”, shkroi Peci në Facebook.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]