Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Pedagogia: Të bëhet në Spille një plazh për ne gratë myslimane

nga Revista Kosovarja

Pedagogia Malvina Tafçiu sugjeroi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania q në Spille të bëhet një plazh për gratë myslimane duke dhënë dhe shembullin e plazhit në Turqi.

Mbi artikull

Tafçiu theksoi se ajo vet ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj.

“Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor. Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike. Nëse unë shkoj në një plazh që nuk ka njerëz si unë, e di shumë mirë që do të paragjykohem sepse ata nuk e kanë problemin me veshjen time, e kanë me islamin në tërësi.

Përse në vend që tua mohosh të drejtën e plazhit grave myslimane dhe të bësh diskriminim nuk iu krijon mundësi për t’i shijuar plazhet dhe bukuritë e natyrës? Siç e ka Turqia, ka vende specifike për gratë myslimane. Një ndër plazhet që ne myslimanët frekuentojmë është Spilleja. Ka plot mënyra dhe forma se si unë ta shijoj jetën dhe të shfrytëzoj hapësirat publike,” – u shpreh Tafçiu.

Moneytizer Paragrafi 4

Jo pak herë vajzat dhe gratë myslimane janë paragjykuar në plazh për faktin që zgjedhin të jenë të mbuluara me burka. Këtë herë debati ka lindur në Itali. Kryetarja e një bashkie italiane ka nxitur polemika në vend me deklaratën e saj kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit.

Anna Maria Cisin ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]